‘Përfundon në shtator’, Rama në kantierin e rindërtimit në Fushë-Krujë

Politikë

‘Përfundon në shtator’, Rama në kantierin e

Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka qenë ditën e sotme i pranishëm duke inspektuar nga afër procesin e rindërtimit në Fushë-Krujë. Në lagjen ‘Rilindja’, shtëpitë individuale dhe apartamentet po marrin formë dhe në vjeshtë do të jenë gati.

Ahmetaj tha se në shtator i gjithë kantieri i rindërtimit do të jetë i mbyllur.

‘Kryeministër këtu jemi në Fushë-Krujë në kantierin e Fushë-Krujës ku kemi mbi 150 apartamente. Shtëpitë individuale janë pothuajse të mbaruara. Deri në shtator i gjithë kantieri i ndërtimit është mbyllur.’- tha Ahmetaj

Nuk munguan edhe shakatë e kryeministrit me punëtorët, ku njëri prej tyre tha se kolegët e tij janë demokratë të flaktë.

Punëtori: Janë demokratë të çmendur të gjithë.

Rama: Mbaji se mos na hidhen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion