“Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese”, grupi i PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Parlamenti (DOKUMENTI)

Politikë

“Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese”, grupi i PD

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është përgjigjur “flakë për flakë” grupit të PS-së që po kërkon përjashtimin me një muaj të kryetarit Sali Berisha për fyerjen e pretenduar ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato.

PD, me 7 firma të deputetëve; Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Jorida Tabaku, Elda Hoti, Ina Zhupa, Bardh Spahia dhe Eno Bozdo, kërkon përjashtimin e kreut të grupit të PS, Taulant Balla, me 10 ditë, pasi përdori gjuhë fyese në seancën e djeshme parlamentare në Kuvend, duke etiketuar kolegët opozitarë si lehës.


Ishte Belind Këlliçi që i kërkoi dje Niko Peleshit masa ndaj Ballës, por ai kërkoi t’i drejtoheshin Sekretarisë. Sot PD e ka zyrtarizuar kërkesën.

“Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Taulant Ballës. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit Taulant Balla. Në seancën e datës 6 nëntor, Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”, thuhet në kërkesën e PD.

Deputetët e PD që e kanë firmosur kërkesën:

-Belind Këlliçi


-Klevis Balliu

-Ina Zhupa

-Elda Hoti

-Bardh Spahia

-Jorida Tabaku

-Eno Bozdo

Dhe në shkresën zyrtare, grupi i PD me 7 firma nënvizon:

“Për të gjitha sa më lart, në mbështetje të nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, kërkojmë: Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për shqyrtimin brenda afatit të kësaj kërkese. Marrjen e masës disiplinore Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare për 10 ditë” ndaj deputetit Taulant Balla”.

Kërkesa e PD-së drejtuar Kuvendit dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi:

“Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, Z. Kryetar i Kuvendit.

Në seancën e datës 06.11.2025, në shkelje të plotë të etikës dhe gjuhës parlamentare, gjatë diskutimit të tij në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërkohë që fliste për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërmori një sulm me fyerje dhe gjuhë joparlamentare drejtuar deputetëve të opozitës.

Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, ku specifikohet se:

“1.Masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhelose në seancë plenare deri në 10 ditë” i jepet deputetit: a) kur edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesi i seancës/mbledhjes, bën thirrje për përdorim dhune, pengon zhvillimin e rregullt të seancës plenare/ mbledhjes së komisionit, shkakton kaos në seancë plenare/komision, fyen, kërcënon ose dhunon deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, apo përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës, Kryeministrin ose institucione të tjera shtetërore”.

Kjo sjellje e deputetit Taulant Balla është e përsëritur seancë pas seance, dhe mbetet në cdo rast i pa ndëshkuar. Fyerja dhe kërcënimi ndaj deputetëve të opozitës është papranueshëm dhe duhet të shoqërohet me masën disiplinore përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare.

Prova për përdorimin e gjuhës jo parlamentare, fyese dhe kërcënuese, gjenden në faqen zyratre të Kuvendit, në facebook, gjatë fjalës së deputetit Taulant Balla, lidhur me programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit. Për të gjitha sa më lart, në mbështetje të nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, kërkojmë:

Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për shqyrtimin brenda afatit të kësaj kërkese.

Marrjen e masës disiplinore Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare për 10 ditë” ndaj deputetit Taulant Balla”.

“Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese”, grupi i PD

“Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese”, grupi i PD

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion