Tentuan të arratiseshin, por u gjetën të fshehur nëpër shkurre, dy shqiptarët kapen me drogë dhe armë në Itali

Aktualitet

Tentuan të arratiseshin, por u gjetën të fshehur nëpër

Karabinierët e Udines arrestuan 2 shqiptarë të dyshuar si pjesë e rrjeteve të shpërndarjes së drogës dhe trafikut të saj, ndërsa u sekuestruan armë zjarri dhe një sasi e madhe valute në euro.

Të ndaluarit janë të moshës 40 dhe 29 vjeç, kurse kapja e tyre u bë në flagrancë. I pari është banor i provincës së Viçencës dhe i dyti në Udine, të dy me precedentë kriminalë. Ata nuk i ndaluan një pike kontrollit të oficerëve në rrugën pranë kazermave “Piave”, teksa dështuan të arratiseshin.

Oficerët i gjetën të fshehur nëpër shkurret e zonës aty pranë. Gjatë kontrollit të mjetit që braktisën për t’u arratisur, u gjetën dy pako me gjithsej 1.7 kg kokainë (të fshehura pas panelit analog të instrumenteve), një pistoletë kalibri 50 dhe një kalibri 22LR, me numër serial të gërvishtur dhe 5 fishekë, njëri prej të cilëve ishte në fole.

Gjithashtu u sekuestrua edhe shuma prej 8,500 eurosh në para të gatshme, informon media italiane.

I gjithë materiali i gjetur u sekuestrua dhe dy individët u transferuan në burgun e Udines sipas urdhrit të autoritetit gjyqësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion