“Ka shkruar fjalë që nuk i kuptoj”, djali vrau babain me thikë, e ëma tregon shënimet e 25-vjeçarit: U mbyll në vetvete, e çova tek mjekia dhe…

Aktualitet

“Ka shkruar fjalë që nuk i kuptoj”, djali vrau babain me

Nëna e 25-vjeçarit Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë të atin, në fshatin Shkallnur të Durrësit ka treguar se pas ngjarjes ka gjetur shënime të të birit ku ishin shkruar fjalë pa kuptim.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, e ëma e Marjanit rrëfeu se domethënien e letrave, të cilat ishin 10 copë, nuk arriti ta kuptonte dhe se ia ka dorëzuar policisë.

Letrat janë pa lidhje njerëzore, nuk i kuptoj. Unë i gjeta, ia dorëzova policisë, janë fjalë pa lidhje, të pakuptimta, nuk arrij t’i kuptoj.


Thika që përdori djali nuk është e imja. Letrat i gjeta në dhomën e pritjes ku flinte djali. I kishte shkruar në fletë formati, kishte 10 copë”, tha rrëfeyer nëna e Marjanit.

Ajo tregoi se Marjan kishte filluar të mbyllej në vetvete dhe “mezi nxirrte fjalët nga goja”, duke shtuar se e kishte dërguar tek doktoresha e mushkërive, ndërsa kjo e fundit i kishte sugjeruar të shkonin tek një neurolog.

Nga data 15 shtator, u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte si me zor. E dërgova tek doktoresha e mushkërive i thashë “djali është bërë keq, pi dy cigare përnjëherë”, na tha dërgojeni tek neurologu. Kur i ati i tha që do të dërgojmë për vizitë tek neurologu e përjetoi keq, iku tek shtëpia e motrës”, tregoi nëna e 25-vjeçarit.

Marjan Kodheli masakroi me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, krim që tronditi vendin mesditën e 28 Tetorit në fshatin Shkallnur të Durrësit.

ME TE LEXUARAT