“Shpëto veten”, djali vrau babain, nëna e 25-vjeçarit rrëfen fjalët e fundit të bashkëshortit: Pashë tmerr, po e godiste me thikë...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit pak ditë më parë, ku një 25-vjeçar ka vrarë me thikë të atin në banesën familjare.
Viktima është identifikuar si 69-vjeçari Pjetër Kodheli, ndërsa autori është i biri Marjan Kodheli.
69-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Nëna e Marjan Kodhelit ka rrëfyer momentin kur 25-vjeçari masakroi me thikë babain e tij.
“Jam shumë e tronditur, kam parë tmerr me sy. Unë ia hoqa thikën nga dora, isha jashtë dhe kur hyra brenda po përlesheshin. Nuk kanë pasur zënka, djali ishte kthyer nga emigracioni nga data 22 qershor.
Nga data 15 shtator, u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte si me zor. E dërgova tek doktoresha i thashë “djali është bërë keq, pi dy cigare përnjëherë”, na tha dërgojeni tek neurologu. Kur i ati i tha që do të dërgojmë për vizitë tek neurologu e përjetoi keq, iku tek shtëpia e motrës.
Kur vdiq gjyshja e tij, u ngri më keq. Djali nuk ka punuar pas kthimit nga emigrimi, burri i tha “nëse do me punuar për vete, se babi nuk do lekë”.
Djali ka qëndruar 6 vite në emigracion. Nuk e di nga erdhi, djali ka bërë një shkrim, që e dorëzova.
Unë sa kam dalë në cep të oborrit, maximum 10 metra, nuk kam dëgjuar zhurma e zëra derisa mbërrita tek dritarja burri më thirri “shpëto veten dhe njofto policinë”. Hyra tek dhoma, pashë djalin që po e godiste me thikë, ia kapa thikën, e nxorra jashtë, mbylla derën dhe dritaren me çels, ktheva burrin por ishte i mbuluar me gjak. Djali iku dhe nuk u kthye më, unë jam nëna e vet, s’jam njerka, se më kanë bërë njerëkn e djalit.


