Përçarja e Partisë Demokratike, Basha mbledh sot krerët e degëve

Politikë

Përçarja e Partisë Demokratike, Basha mbledh sot krerët e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar se ditën e sotme do mbledhë krerët e dëgëve të PD. Mbledhja do mbahet në orën 11:00, ndërsa vjen pasi përçarjes së PD, që pas largimit të Sali Berishës nga partia. Kujtojmë se grupi është përçarë, pasi Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka nuk u shfaqën krah Bashës në Kuvend, por pritën poshtë shtëpisë së tij Berishën dhe e shoqëruan deri në sallë. 

Lufta dhe hakmarrja po i serviret "dhëmbë për dhëmbë" Bashës, nga Berisha një ditë pasi bëri publik vendimin. Ish-kryeministri Berisha tha se i qëndron paralajmërimit që kishte bërë ditë më parë se nëse përjashtohet pa prova do të bëjë çdo gjë për “t’i rikthyer sovranitetit partisë”, duke mos përjashtuar mundësinë e rimarrjes së partisë.

Përçarja e Partisë Demokratike, Basha mbledh sot krerët e

"Lufta" kundër Bashës ka nisur që mbrëmjen e sotme, me deklarata të forta duke e kosideruar Bashën një lider të pandreqshëm që sipas tij s'do e çonte PD kurrë në fitore. I pyetur se cili do të jetë aksioni kundër Bashës, Berisha tha vendimi i kryedemokratit do t’i nënshtrohet një referendumi me gjithë anëtarësinë e PD të cilët ai do i takojë personalisht./shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion