Dy dekada nga sulmi terrorist në SHBA, Rama përkujton tragjedinë: Zoti bekoftë Amerikën

Aktualitet

Dy dekada nga sulmi terrorist në SHBA, Rama përkujton tragjedinë:

20 vjetori i sulmit terrorist në SHBA, që vrau mbi 2 mijë persona “tërhoqi” vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, kryeqeveritari kujton këtë ditë të zezë për Amerikën.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë. #GodBlessAmerica”, shkruan Rama.

Dy dekada nga sulmi terrorist në SHBA, Rama përkujton tragjedinë:

Kujtojmë se sulmi ndodhi më 11 shtator 2001, ku xhihadistë fluturuan në kullat Binjake në SHBA, duke marrë parasysh vdekjen e tyre dhe të mijëra personave të pafajshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion