U kapën me drogë pas një kontrolli fizik, pranga 2 personave në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona, të akuzuar për drogë. Sipas policisë, shtetasit, në dy vende të ndryshme, gjatë një kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike.
“Tiranë/ Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S. D., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;
F. Q., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


