I akuzuar për vjedhje dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Durrës

Është shpallur në kërkim 38-vjeçari nga Durrësi, për të cilin Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “Arrest me burg”. Policia bën me dije se shtetasi I.B akuzohet për veprat penale Vjedhja“, “Largim i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit“, “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt“ dhe “Largim nga vendi i aksidentit.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit për shtetasin në kërkim I. B., 38 vjeç, banues në Durrës (i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr. 3) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vjedhja“, “Largim i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit“, “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt“ dhe “Largim nga vendi i aksidentit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”.”, njofton policia.


