PD fitoi në Dibër, demokratët e ngrenë "në qiell", Xhelal Mziu: Munda Ramën për herë të 9

Politikë

PD fitoi në Dibër, demokratët e ngrenë "në

PD fitoi me diference te vogel ne Diber megjithate, drejtuesi politik ne kete qark Xhelal Mziu ka festuar rezultatin.

Në një prononcim mes mbështetësve që festuan fitoren me fishekzjarre përpara KZAZ nr 19 në Peshkopi, Mziu e quajti fitore të vështirë “Është gëzim i jashtëzakonshëm që në bashkëpunim me qytetarët e Dibrës, Matit e Bulqizës arritëm të marrim një fitore të mirë, dhe të dhimbshme nga përpjekjet kriminale për blerje vote.

Rama në 10 ditët e fundit u hodh në ofensivë për të vjedhur fitoren e PD-së nuk ia arriti. Mziu i kujtoi Ramës se e mundi për herë të nëntë kryeministrin Rama dhe i bëri thirrje të hapë rrugën

“Ndihem shumë i lumtur që e munda për herë të nëntë këtë kryeministër. Nuk e di nëse i ka ngelur moral ti thirrë mendjes. Ti hapë rrugë integrimit europian”

PD në Dibër mori tre mandate ndërsa PS 2 mandate.

ME TE LEXUARAT