PD apel qytetarëve: Dilni të votoni, mos e humbisni mundësinë

Politikë

PD apel qytetarëve: Dilni të votoni, mos e humbisni

Një deklaratë ka ardhur nga zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, e cila nga selia e PD, u bën thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë. Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë. Kjo është një ditë historike feste për demokracinë.

U bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë, të mos e humbin mundësinë.Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni!”, tha Garo.

ME TE LEXUARAT