‘Pazarxhinj e gallataxhinj’, palët debate në komisionin për TIMS, seanca shtyhet për të hënën

Politikë

‘Pazarxhinj e gallataxhinj’, palët debate në komisionin

Anëtarët e opozitës dhe mazhorancës pas shumë debatesh kanë rënë dakort që mbledhja e radhës në komisionin për të dhënat e TIMS të lihet ditën e hënë kur do të votohen kërkesat e ekspertëve për informacion.

Ervin Salianji: Kërkesa që hedh në votim, a jeni dakort që nesër në orën 11 të bëjmë mbledhjen e radhës, që të kemi mundësi që dy ekspertët e tjerë të japin mendimet e tyre. Ore këtu vidhet TIMS, ju thoni do dalim kot aty.

Elda Hoti-Gogut: Toni kemi dy orë që të dëgjojmë ty. Kam tre orë që të kërkoj ty, ky komision përbëhet nga deputetë, kështu që për respekt dëgjo. E kuptojnë të gjithë shqiptarët që jeni në një vijë me atë që bëri kryeministri. Shqetësimi i opozitës ishte edhe i ndërkombëtarëve. Këtu flitet për siguri kombëtare. Arrestimi i Muçës e tregon qartë se ky është një urdhër politik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo qeveri po bën gjithçka për të fshehur të vërtetën sepse vjedhja e të dhënave është bërë me urdhër të saj. Gjithkush e kupton të nderuar kolegë se përse është ndërhyrë në këtë sistem dhe dy janë arsyet kryesore. Të nderuar kolegë mos u përpiqni për ta penguar këtë hetim. Do e keni të pamundur sepse e vërteta sot është në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Ervin Salianji: Propozimi im është ky, s’ka sens as logjik as ligjor që ai që punon të mbetet peng i atij që nuk punon.

Toni Gogu: I vetmi njeri që di që të dhënat kanë shkuar te grupet kriminale, je ti. Unë do ta bëj kërkesën proceduriale kur ne të vijnë në atë fazë që ju të jeni një nga dëshmitarët në këtë komision. 

Ervin Salianji: Pse bën sikur nuk jeton këtu more... Nëse keni frikë nga grupet kriminale, thoni...

Ervin Salianji: Kam propozim tjetër, meqë ju nesër jeni pushim dhe nuk punoni dot... kam propozim që ta vazhdojmë këtë mbledhje të hënën. Pse mbledhja e grupit është më e rëndësishme se TIMS. Pra partia më e rëndësishme se vjedhja e të dhënave. Doni të bllokoni komisionin? Po po kështu jeni mësuar ju, Enver Enver. Se kaq jeni mësuar ju, të duartrokisni.

Ramadan Likaj: I propozoj komisionit, jeni dakort që kërkesat e dy ekspertëve ti lëmë për tu votuar të hënën.

Toni Gogu: Zoti Likaj. Ky propozim që sapo bëtë është i 9 të cilat i bllokon kryetari. Ka 9 propozime që nuk i hedh në votim. Ka dy propozime të Dogjanit, një tëndin, dy të Naços. Pra janë 9 kërkesa që janë pirg aty. Janë 9 kërkesa që nuk hidhen në votim.

Ervin Salianji: Miratohet propozimi i Ramadan Likajt. Kërkesat janë të miratuara. Propozimi i Likajt ishte, kalojmë kërkesat e dy ekspertëve të propozuar dhe ditën e hënë kalojmë kërkesat për informacion të dy ekspertëve të tjerë. Kaq ishte. Nuk doni ju. Pika tre e rendit të ditës.

Ramadan Likaj: Kërkesat e dy ekspertëve që na kanë sjellë sot nuk po marrin votimin se ka idera të ndryshme se dy  ekspertët e tjerë nuk kanë sjellë asnjë kërkesë. Propozova që ti miratojmë të gjitha së bashku të hënën. Ti zoti Gogu re dakort me kërkesën tume.

Ervin Salianji: Ramadan dakord. Të nderuar pazarxhinj, mos ta kthejmë në gallataxhinj. Meqë zoti Gogu thotë Pazar.

Të hënën të hënën caktojmë orën kur të doni ju. E lëmë të hënën ditën dhe orën.  Po u them se sot propozimet e ekspertëve janë këto që janë të hënën u lëmë kohë dy ekspertëve të tjerë të hënën. U lëmë kohë dy ekspertëve të tjerë...

Toni Gogu: E di sa herë marr unë fjalën trembesh...

Ervin Salianji: Lindita hajde të fshihem pak.

Toni Gogu: Propozimi i të gjithë grupit tonë është shumë i thjeshtë. Na jepni kohë të njihemi me kërkesën për informacion të dy ekspertëve dhe në mbledhjen e ardhshme votojmë për propozimet e bëra nga ekspertët tuaj dhe paraqesin dhe ekspertët tanë kërkesat për informacion. 

ME TE LEXUARAT