Met Rrumbullaku: Policët janë të pastër, s`kanë përdorur Sky dhe Enchrochat

Aktualitet

Met Rrumbullaku: Policët janë të pastër, s`kanë

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi sot se efektivat e rendit nuk kane perdorur Sky dhe Enchrochat.

Në një komunikim me gazetarët ditën e sotme ka bërë me dije se asnjë nga efektivët në radhët e policisë nuk ka deklaruar se ka qenë përdorues i aplikacioneve Sky apo EnchroChat.

Muhamet Rrumbullaku: Ne kemi dhënë një njoftim zyrtar. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka deklaruar se asnjë nga punonjësit nuk ka deklaruar që ka përdorur Sky ose Enchrochat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk kemi asnjë lloj dorëheqje, nëse  do të kishim dorëheqje do ta kishim bërë me dije.

Ministria e Brendshme nisi vitin e kaluar plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit për policinë, ku përfshiheshin edhe pyetje në lidhje me përdorimin e aplikacioneve të mesazheve të koduara ose të sigurta SKY dhe Encrochat.

Balla paralajmëroi  se të gjithë efektivët që kanë pasur akses në rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do të përjashtohen nga Policia e Shtetit

ME TE LEXUARAT