Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Makina doli nga Nikla, 4 vrasësit qëndronin gati në një magazinë

Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Makina doli nga Nikla, 4 vrasësit qëndronin


Makina tip “Land-Rover” e përdorur nga 4 persona në vrasjen e Gentjan Bejtas në Larushk të Fushë-Krujës, rezulton të ketë qarkulluar fillimisht në rrugët e fshatit Nikël dhe më pas ka depërtuar në rrugët e fshatit Larushk, ku dhe autorët realizuan ekzekutimin e babait të 3 fëmijëve.

Kamerat e sigurisë të sekuestrura nga policia, përshkojnë itinerarin e automjetit të përdorur në këtë krim të rëndë, ku përmes filmimeve është mësuar se makina dhe 4 autorët janë nisur nga një ambient ende i paidentifikuar në Nikël.


Pikërisht në këtë fshat grupi ka përdorur si bazë një garazh ose magazinë për të mbajtur makinën dhe njëherësh veten e tyre në gatishmëri, pas çdo informacioni që do vinte nga Larushku lidhur me vendndodhjen e Gentjan Betjas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Janë mbi 50 aparatura DVR me filmime, disa tera të sekuestruara nga policia, që tregojnë lëvizjen e e makinës “Land Rover” por dhe mjetit tjetër tip “Golf 7” të sekuestruar tashmë nga prokuroria.

Filmimet tregojnë lëvizjen e “Golf 7” në drejtim të Bubçit dhe mandej në drejtim të Tiranës. Për këtë ngjarje lir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, janë ndaluar si të dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Makina e Haxhiun, mjeti tip “Golf” është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia e ka lokalizuar 1 ditë me parë teksa Haxhiu e ka çuar për ta larë në një lavazh në zonën e TEG në Tiranë. Mjeti nuk është arritur të lahet, pasi ka ndërhyrë policia.

Policia ka bërë këqyrjen e mjetit me shpresën e gjetjes se gjurmëve të gishtave apo fijeve të flokut apo qoftë dhe gjurmëve biologjike.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, dy personat e arrestuar nuk kanë pranuar të flasin dhe japin shpjegime për vendndodhjen e “Golfit”, pikërisht në vendin ku u dogj makina./Ora News

ME TE LEXUARAT