"Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e vogël", Meta zbulon bisedën me të: Më tha babi mos pi më

Politikë

"Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e vogël",

Presidenti Ilir Meta është shprehur se patronazhistët kanë prekur pikën e tij të dobët, vajzën e vogël.

Ai u shpreh se dikush i kishte dërguar një lajm jo të vërtetë sikur kishte sulmuar gruan e Damian Gjiknurit, kur në fakt bëhej fjalë për gurunë.

"Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël që e kam pikë të dobët. I kishin çuar një lajm sikur unë kisha sulmuar gruan e Damian Gjiknurit.

Më tha babi mos pi më. Jo babi unë thashë guruja e Damianit, jo gruaja. Thuaj babait të qetësohet se paska pirë shumë, i kishin thënë"- u shpreh Meta./LajmiFundit

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion