Një marinar u gjend i vdekur, anija greke karantinohet në Kretë, 10 persona rezultojnë pozitivë me Covid

Bota

Një marinar u gjend i vdekur, anija greke karantinohet në Kretë,
Një anije greke mallrash që po udhëtonte nga Egjipti është karantinuar në Kretë pasi një marinar u gjet i vdekur dhe dhjetë persona të tjerë rezultuan pozitivë për koronavirusin.
Siç raporton AFP, anija që mban emrin Heroic arriti në Kretën jugore nga Porti Said i Egjiptit të dielën.

“Një marinar u gjet i vdekur, në kabinën e tij afër kapitenit…dhe një nga mekanikët e prekur nga koronavirusi është shtruar në spital në Rodos,” tha një zyrtar i rojës bregdetare.

Nëntë persona të tjerë rezultuan pozitivë për koronavirusin. Ekuipazhi përbëhet nga 13 filipinas dhe tetë grekë. Greqia, shtëpia e rreth 11 milionë banorëve, ka regjistruar dhjetëra vdekje nga koronavirusi çdo ditë në javët e fundit dhe mbi 1,500 infeksione çdo 24 orë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion