Partia Socialiste kryeson edhe në Berat, vijon numërimi edhe për 167 kuti
Lajmifundit
/
26 Prill 2021, 13:01
Politikë

Në qarkun e Beratit, janë numëruar të paktën 110 kuti, nga 277 të tilla. Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kryeson në këtë qark, Partia Socialiste me 55.50% të votave. Mësohet se PS ndiqet nga Aleanca për ndryshim, PD-AN me 28.6% të votave.
Ndërkohë që bëhet me dije se LSI deri tani ka marrë 13.6% të votave. Partitë e vogla kanë marrë vota të pamjaftueshme për të siguruar një mandat. Deri tani janë numëruar 110 nga 277 kuti.
Në rang vendi, vijon të kryesojë Partia Socialiste, duke marrë 77 mandate, ndjekur nga PD me 55 mandate, LSI me 6 dhe PSD me 2.


