“O lëpirës, o tutkun o DUM DUMANI”, habit shefi i SPAK: E di që nuk do e besoni, por është hera e parë që i dëgjoj

Politikë
“O lëpirës, o tutkun o DUM DUMANI”, habit shefi i SPAK: E

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet prej një muaji në qeli, pasi u arrestua për llogari të SPAK, nën akuzë për korrupsion, pastrim të produkteve të veprave penale dhe mosdeklarim të pasurisë.

Kreu i PL-së nuk është përmbajtur asnjëherë në gjuhën fyese ndaj prokurorit të SPAK, dhe për këtë Dumani ka një përgjigje.  

Ai tha me bindje të plotë se kjo ishte hera e parë po i dëgjon këto komente, pasi është i foksuar te puna.

“E di që nuk do e besoni, por është hera e parë që i dëgjoj. Për shkak të kohës së kufizuar, nuk kam pasur kohë t’i dëgjoj. Përpiqem të jem i vëmendshëm kur ka kritika konstruktike, por pjesa tjetër nuk kam kohë t’i dëgjoj. Komenti im është indifernca. Çdo ditë jam përpjekur vetëm të zbatoj ligjin, ndërsa komentet politike nuk i dëgjoj. Kam shumë vite prokuror dhe jam shumë i ftohtë Alban, shumë shumë i ftohtë,” tha Dumani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion