Numërohen 275 kuti votimi në Fier, socialistët kryesojnë me 52.5%, PD merr 37%, LSI 7.3%

Politikë

Numërohen 275 kuti votimi në Fier, socialistët kryesojnë me

Në Qarkun e Fierit janë numëruar plot 275 kuti të votimit, nga 580 të tilla. Sipas KQZ, nga 47% vota të numëruara, Partia Socialiste kryeson, me 52.5 % të votave, ndjekur nga PD, me një rritje të lehtë me 37.5 % të votave, e ndërsa LSI ka marrë 7.3%. Partitë e tjera nuk kanë arritur as në 1% të votave.

Vijon numërimi i 305 kutive të mbetura. Aktualisht, në rang vendi, Partia Socialiste vijon të kryesojë, me 77 mandate. Partia Demokratike nga ana tjetër, ka arritur të fitojë në disa bashki, si Tropojë dhe Has.

ME TE LEXUARAT