Numërimi në Korçë, Niko Peleshi thyen herësin me 10 235 vota, ja rezultati për kandidatët e PS
Lajmifundit
/
28 Prill 2021, 11:15
Politikë

Në qarkun e Korçës, për Partinë Socialiste, kryeson deri tani Niko Peleshi me 10 235, ndjekur më pas nga ministrja Olta Xhaçka me 3754 vota e më pas në radhë vijnë kandidatët Ilir Topi dhe e para e listës së qarkut të Korçës, Eni Zake.
Ministri i Mbrojtjes është i pari deputet që thyen herësin me më shumë vota të marra në qarkun ku ai drejtoi fushatën, në Korçë. Pas drejtimit të bashkisë së Korçës prej disa vitesh dhe suksesit që Peleshi pati si drejtues vendor, qytetarët kanë vendosur t’i besojnë masivisht voten e tyre për t’i përfaqësuar sërish në Parlamentin e ardhshëm.


