Lezhë/ Marku kryeson për PD, Nikolla dhe Malotaj dalin barazim, garë në listën e PS

Politikë

Lezhë/ Marku kryeson për PD, Nikolla dhe Malotaj dalin barazim,

Në qarkun e Lezhës janë numëruar 107 qendra votimi nga 249 që janë gjithsej, për kandidatët preferencialë. Në Partinë Demokratike, kryeson Mark Marku me 3559 vota preferenciale i ndjekur nga Agron Gjekmarkaj duke marrë 1858 vota deri tani.

Në Partinë Socialiste është një gara është e fortë mes Gentjan Malotaj, i cili renditet i katërti rezulton barazim me vota preferenciale me drejtuesen e qarkut Lindita Nikolla, duke marrë nga 3251 vota secili. Më pas renditet Eduart Ndreca me 3104 vota.

Edhe pse nuk arriti të merrte asnjë mandat në qarkun e Lezhës, në listën e LSI më i votuari është i pari i saj, Viktor Tushaj duke marrë 1417 vota preferenciale deri tani.

Në Lezhë kandidonte edhe Jozefina Topalli e para në listën e Lëvizjes për Ndryshim, por edhe pse është numëruar gati gjysma e qendrave të votimit, ajo ka mundur të sigurojë vetëm 34 vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion