"Nuk mund të them se është djali i Enverit", Berisha: Basha s'mund ta marrë peng PD-në

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Durrësit, ku ka mbledhur një numër të madh mbështetësish për të zhbërë vendimin e përjashtimit nga PD, nga kryetari Lulzim Basha.

Ish-kryeministri gjatë takimit u shpreh se Basha është i marrë peng dhe lirinë e ka humbur prej kohësh ndaj nuk do e lërë PD-në në duart e tij.
"Kam mbrojtur interesin kombëtar. U tregova jashtëzakonisht i vëmendshëm me çështjet që rendita mësipërme. Publikisht ngrita zërin pas një liste të bërë mesnate, ku u ekzekutuan si me pusi njerëz që kishin kontribuar brenda partisë. Patjetër që i kërkova Lulzim Bashës të jepte dorëheqjen.
Dorëheqjen time e kisha konceptuar si një dorëheqje pa kthim. Do luftoj bashkë me ju për një parti më të fortë më të hapur që të luftojë drejt fitores.
Kurrë ndonjëherë, askush mos të mendojë të mos marrë peng këtë parti.
Duke fyer mua ju dhe çdo demokrat, nuk mund të them që ishte i biri i Enverit. Dhe askush s'mund të shkelmojë juve, por ai është peng dhe pengu e ka humbur lirinë e tij. Nëse nuk pyet për forumet nuk je më kryetar i kësaj partie.", u shpreh Berisha.


