Marrin benzinë me kovë, kriza e karburantit në Britani sjell sherr mes qytetarëve (Video)

Bota

Marrin benzinë me kovë, kriza e karburantit në Britani sjell

Kriza e karburantit në Britani vijon të sjellë probleme mes qytetarëve. Mediat britanike shkruajnë se ditën e sotme janë parë sjellje të çmendura dhe agresive mes tyre. Ndërkohë episodet e dhunës dhe idetë e çmendura të britanikëve për të mbushur benzinë me kovë janë bërë virale në rrjet.

Ushtria pritet të ndërmarrë veprime deri në fundjavë, megjithëse qeveria këmbëngul se do të jetë në gatishmëri, me ushtarë në krye të cisternave, mes frikës se kaosi në pikat e karburantit mund të zgjasë deri në fund të tetorit.

Për ditën e gjashtë me radhë, shoferët krijuan radhë jashtë pikave të karburantit . Mungesa e karburantit tashmë ka filluar të prekin sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe shërbimeve publike. Përkundër garancive të Johnson, burimet e industrisë i thanë Times se kriza mund të zgjasë me javë, edhe nëse paniku i konsumatorit ndalon.

Tashmë, 150 ushtarë janë duke u trajnuar për të qenë në gjendje të drejtojnë cisterna me karburant dhe pritet të përfundojnë trajnimin në ditët në vijim. Megjithatë një burim qeveritar këmbëngul se nuk ka asnjë plan për t’i përdorur ato dhe ata do të qëndrojnë në gatishmëri./abcnews

ME TE LEXUARAT