“Nuk e rr*aj për urdhra politikë”/ Reagimi i FORTË i Myslym Murrizit ndaj deklaratës së Bujar Leskajt

Politikë

“Nuk e rr*aj për urdhra politikë”/ Reagimi i FORTË i

Demokrati Myslym Murrizi ka reaguar për deklaratën e bërë nga deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, në protestën e mbajtur në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen të paraburgosur në Hagë.

Deputeti u shpreh se nuk i interesonte për urdhrat politikë, pasi PD doli në deklaratë që nuk do të merrte pjesë në protestë.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar Myslym Murrizi, i cili shkruan ndër të tjera se Bujar Leskaj “ka të drejtë që nuk e rr*an për urdhra politikë, sepse është rr*ajtur në dy palë zgjedhje rresht.

“Bujar Leskaj ‘ka të drejtë’ që nuk e rr*an, se është rr*ajtur dy palë zgjedhje rresht: në 2021 te Luli, në 2025 te Muli, për të qenë drejtues i Qarkut Vlorë dhe numri 1 në listë të mbyllur.

Pra, kur rr*hesh dy herë rresht për të marrë mandat pa vota, nuk mund ta rr*ash për asnjë berber.

E dyta, partia nuk është repart ushtarak që të funksionojë me urdhra l*shi, por bashkim vullnetar individësh që mbrojnë interesat e tyre dhe të shtresës që përfaqësojnë.

Partia ka kushtetutën e saj që quhet STATUT, dhe në STATUT thuhet që partia funksionon me VENDIME që i marrin organet që drejtojnë partinë, dhe çdo vendim duhet të jetë publik, i argumentuar për kauzën që merret dhe në interesin politik të partisë.

Kur të tjerët nuk e rr*ajnë për organet e partisë dhe nuk i mbledhin, sepse mendojnë që i bëjnë të gjitha vetë, atëherë Bujari dje, por edhe Bujarë e Hajdarë të tjerë në vazhdim, nuk do ta rr*ajnë fare, derisa leshi i tyre të fshijë oborrin dhe zyrat e PD-së si fshesë korenti”, shkruan Murrizi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion