Një sherif i ri! Berisha ndryshon look-un në takimin me biznesmenët shqiptaro-amerikan!

Politikë

Një sherif i ri! Berisha ndryshon look-un në takimin me

"Një sherif i ri", kështu e prezanton look-un e ri kreu i PD, Sali Berisha pasi shfaqet me kapele cauboj. Berisha vendosi që në takimin me biznesmenë shqiëtaro-amerikan të shfaqej ndryshe, jo aq klasik siç e kemi parë përherë.

"Një takim miqësor! Miq, dje prita në një takim të ngrohtë dhe miqësor,

Z. Ramiz Tafilaj, biznesmenin e mirënjohur shqiptaro-amerikan, intelektualin, filantropistin dhe botuesin e shquar, si dhe avokatin e palodhur të çështjes kombëtare, laureatin e Çmimit Presidencial të Arritjes së Jetës, dhënë nga Presidenti Trump. 

Z. Zek Nokshiqin, biznesmenin e njohur shqiptaro-amerikan, zëvendëspresidentin e komunitetit shqiptar-amerikan të Teksasit, filantropist dhe veprimtar të palodhur të çështjes kombëtare. 

Z. Ludovik Tetaj, biznesmenin e suksesshëm dhe veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare në Teksas. 

Z. Florent Zeqaj, gazetarin dhe publicistin e njohur. 

Z. Ramiz Lushaj, drejtorin e gazetës Alpet.

Në këtë takim falënderova me shumë mirënjohje bashkatdhetarët tanë për mbështetjen e tyre të çmuar për Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe për angazhimin e tyre në promovimin e historisë, kulturës dhe artit të kombit shqiptar.

Në veçanti, diskutuam për organizimin e përkujtimit të përvjetorit të Betejës së Nokshiqit, një betejë e cila, së bashku me betejat e tjera të Plavës dhe Gucisë, Hotit dhe Grudës, u bë djepi i lindjes së ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe që për çerek shekulli pengoi dorëzimin e këtyre trojeve shqiptare Malit të Zi nga Perandoria Osmane.

Në këtë takim, bashkatdhetarët më dhuruan botimin e Prof. Salih Krasniqit, “Krimet serbe në Kosovë 1997-1999”.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor", shkruan Berisha në Facebook.

ME TE LEXUARAT