Avokati i Safet Bajrit përgënjeshtron lajmet! I "forti" i Shkodrës shkoi vetë në Polici!

Safet Bajri i cili mbërriti rreth një orë më parë në Drejtorinë e Policisë Tiranë është transferuar në Bllokun e Sigurisë në kryeqytet.
U raportua se “i forti” i Shkodrës është arrestuar me urdhër të GJKKO, por avokati i tij ka reaguar duke i përgënjeshtruar. Avokati bën me dije se Bajri është paraqitur vetë në drejtorinë e Policisë së Shkodrës.
“Është thirrur për tu marrë një kampion ADN-je. Në momentin e pareë që ka vajtur në policinë e Qarkut Shkodër i është bërë e qartë se duhet të paraqitet në Tiranë për të marrë një kampion ADN-je.
Është paraqitur këtu, në atë moment i është prezantuar dhe një masë sigurimi tjetër e cila është për një çështje që është gjykuar një herë.
Nuk kam informacione më tepër. Po e theksoj për mediat nuk është thirr në telefon, është paraqitur vetë në Policinë Shkodër", ka deklaruar avokati i tij.


