Prej kohësh i mungon publikut, Klajdi Haruni zbulon çfarë po ndodh me Flori Mumajesin!

Prej disa kohësh Flori Mumajesi është tërhequr nga muzika dhe jeta publike.
Këngëtari Klajdi Haruni ka treguar se çfarë po ndodh këto kohë më Florin.
Arbana Osmani: Nga bëhet Flori pyesin të gjithë o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto s’m’i thotë mua.
Klajdi Haruni: “Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë”.
Arbana Osmani: Po bën këngë të bukura.
Klajdi Haruni: “Disa i ka krijuar që tani”.


