Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti dy ditët e ardhshme!
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2025, 15:54
Aktualitet

Depërtimi i masave ajrore relativisht të ftohta dhe të thata do të bëjë që edhe për fundjavën moti të jetë i qëndrueshëm.

Kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare, më të theksuara në relievet malore të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa në zonat luginore dhe gjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë deri 9m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2ballë.


