Nis fushata e PS, flet kryesuesja e listës në Shkodër:Kurajo për ta bërë vendin të ardhmen tonë!

Politikë

Nis fushata e PS, flet kryesuesja e listës në Shkodër:Kurajo

Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, është kandidatja e parë që e startojë fushatën zyrtare të PS.

Bilali e nisi fjalën e saj me një kritikë për qeverinë, e cila sipas saj, nuk ka bërë aq sa duhet për Shkodrën.

Ajo shtoi, se i është bashkuar familjes së madhe socialiste, për transformimin e Shkodër, ashtu sipas saj, ka ndodhur edhe me Korçën dhe Vlorën.

“Unë e pranova sfidën, sepse e dua Shkodrën dhe kam dashur që politika të sillej më mirë me Shkodrën, e kam fjalën edhe për PS, sepse edhe ajo ka pjesën e saj të borxhit për këtë qytet.,. Shkodra është unike, i ka të tëra, lumin, liqenin, detin dhe malin.

\Ka ardhur koha të besojmë PS, për t’u bërë edhe Shkodra, si Korça, Vlora, që janë transformuar. Ndaj miqtë e mi shkodranë, ju them kurajo sepse e keni vetë në dorë të bëni Shkodrën të ardhmen tonë, ashtu siç e gjithë Shqipëria”, tha Bilali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion