Shuhet familja shqiptare, pas prindërve Covid-i i merr jetën edhe 43-vjeçarit

Aktualitet

Shuhet familja shqiptare, pas prindërve Covid-i i merr jetën edhe

Tragjike në Itali! Pas prindërve COVID-19 i ka marrë jetën 43-vjeçarit shqiptar Ilia Moçka. Mediat italiane shkruajnë se ata jetonin prej vitesh në Salento, ku 43-vjeçari bashkë me vëllezërit e tij kishin hapur një biznes.

Ilia Moçka u shtrua në spital ku gjendja e tij u përkeqësua për shkak të virusit. Disa ditë më parë COVID i kishte marrë edhe dy prindërit. Kushëriri i tij ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.

“Sot djali i hallës sonë Ilia Mocka ndërroi jetë. Një dhimbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhimbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngushëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij ”shkruan kushëriri i 43-vjeçarit në profilin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion