Basha mbërrin në sheshin “Nënë Tereza”, PD ndez zyrtarisht motorët e fushatës

Politikë

Basha mbërrin në sheshin “Nënë Tereza”, PD ndez

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Demokratike, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Siç shihet edhe në video, në shesh janë mbledhur mbështetës të shumtë të PD, të cilët po ndjekin nga afër çeljen e fushatës së PD.

Kreu i PD, Lulzim Basha mbërriti rreth orës 18:10  teksa kandidatët dhe simpatizantët ishin aty prej rreth 1 ore. Fillimi nisi me himnin kombëtar të kënduar nga Kastriot Tusha.

Gjithashtu, në sheshin “Nënë Tereza” janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ.

Ndërkohë, nga podiumi iu bëhet thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskat anti-Covid.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion