Socialistët nisin fushatën pa militantë, në sheshin “Skënderbej” vetëm kandidatët për deputetë

Politikë

Socialistët nisin fushatën pa militantë, në sheshin

Edhe Partia Socialiste nisi zyrtarisht fushatën elektorale rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme.

Socialistët nisin fushatën pa militantë, në sheshin

Socialistët do ta hapin fushatën në sheshin “Skënderbej” me praninë vetëm të kandidatëve të saj për deputetë.

Socialistët nisin fushatën pa militantë, në sheshin


Për këtë arsye, në këtë shesh janë vendosur rreth 140 karrige, aq sa është numri i kandidatëve për deputetë.

Socialistët nisin fushatën pa militantë, në sheshin


Tanimë, atje kanë nisur të vijnë kandidatët për deputetë si dhe kryeministri Edi Rama. PS e zhvillon çeljen e fushatës ndryshe nga herët e tjera, pra pa praninë e qytetarëve për shkak të pandemisë.

Fushata e PS ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ku siç shihet në shesh janë vënë karrige me distancë, duke zbatuar masat anti-Covid.

Aty ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili pritet të mbajë fjalën e tij. Fushata e PS është hapur me Himnin e Flamurit, të kënduar nga Vikena Kamenica.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion