Ngrihet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve! Opozita bojkoton

Parlamenti ka miratuar pak momente më parë komisionin për verifikimin e mandateve me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike protestuan rreth foltores ku ndodhej kryedemokrati, Sali Berisha.
Deputetët e PD mbajtën lart pankarta me mesazhe politike dhe denoncuese, ndërsa drejtuesi i seancës së sotme, Vasil Llajo i PS vijoi procedurën. Opozita nuk paraqiti 3 emrat e saj duke protestuar të foltorja teksa Berisha kërkonte të mbante fjalim.
Kurse kreu i grupit të PS, Taulant Balla në bazë të nenit nr. 2 të rregullores paraqiti emrat e PS për komisionin, mes tyre Milva Ikonomi, Olsi Komnici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi dhe Alkend Balla.
Komisioni do përcaktojë kryetarin dhe më pas do verifikojë figurën e 140 deputetëve dhe mandatin e tyre, për t’ia paraqitur më pas Kuvendit në seancën që u shty në orën 17:00.


