Nesër provimi i Matematikës, Kushi uron maturantët: Do të keni gjithmonë mbështetjen tonë

Politikë

Nesër provimi i Matematikës, Kushi uron maturantët: Do të

Ministrja e Arsimit i ka uruar suksese maturantëve, të cilët ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e tretë, atë të matematikës.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Kushi i jep sigurinë maturantëve duke treguar mbështetjen e saj, të cilën do e kenë gjithmonë. “Tashmë, suksesi është vetëm në dorën tuaj, prandaj kini besim në vetvete! Meritokracia dhe arritjet tuaja të larta në dije janë pjesë e qëllimit tonë madhor!”, shkruan ajo.

Deri më tani janë zhvilluar 2 provime, ai i anglishtes dhe letërsisë, ndërsa nesër do të bëhet ai i matematikës.

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, do të jetë më 15 qershor, lënda me zgjedhje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion