"Në PS po strehohen ekzekutorë", Ditmir Bushati shpërthen në akuza ndaj Edi Ramës

Politikë

"Në PS po strehohen ekzekutorë", Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati akuzon kryeministrin Edi Rama se po strehon në listat e PS-së persona te akuzuar si ekzekutorë. Gjatë nje komunikimi në Instagram, Bushati tregoi se vetëkorrigjimi i PS do të ishte një menyre per ta bere partine me te fortë.

“Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota.

"Në PS po strehohen ekzekutorë", Ditmir Bushati

Apo njerëz që e kanë nisur në partinë Demokristiane dhe sot janë me PS. Ne nuk mundet ta banalizojmë apo zëvendësojmë rolin e aktivistit politik me rolin e një interesaxhiu, që i ofrohet një partie thjesht dhe vetëm për të marrë një vend pune.

"Në PS po strehohen ekzekutorë", Ditmir Bushati

Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ato që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes së këtij vendi.

Mendoj se përmes vetëkorrigjimit PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë”, theksoi Bushati

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion