“Ne hallexhinjtë vjedhin naj 2 minutsh”, ironizon Korreshi: Programi juaj, me buzëkuq, por me çizme me gisht përpara

Politikë

“Ne hallexhinjtë vjedhin naj 2 minutsh”, ironizon Korreshi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend programin e qeverisë, duke e quajtur atë “me buzëkuq, por me çizme përpara”.


Ai theksoi se nuk po flitet në Kuvend për hallet e qytetarëve dhe shprehu shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohen seancat. Korreshi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, duke thënë se nuk po i jepej mundësia për të folur, duke detyruar opozitarët të “vjedhin” dy minuta për procedurë.

Deputeti kërkoi që qeveria të rikthejë programin e saj për të diskutuar më gjerë në Kuvend.

Ai theksoi se nëse duan të diskutojnë për programin qeverisës, duhet të krijohen mundësi për fjalën e opozitës.

Deputeti i PD, Saimir Korreshi në Kuvend: Nuk po flasim për hallet e qytetarëve. Ky program juaj është me buzëkuq, por me çizme me gisht përpara.

Kryetar, ke një muaj që as na jep të drejtë fjale, ‘vjedhim’ 2 minuta për procedurë. Nëse doni të ktheni programin qeverisës, kthejeni atë seancë dhe ne flasim tani.

ME TE LEXUARAT