Mjeku Kalo thumbon Metën: Tani që LSI doli forcë e 'paparë', drejtuesi i saj faktik do marrë sfurkun e do dalë maleve për liri

Politikë

Mjeku Kalo thumbon Metën: Tani që LSI doli forcë e

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka ironizuar presidentin llir Meta lidhur me rezultatin e LSI në zgjedhjet parlamentare dhe deklaratave të tij absurde ditët e fundit.

Kalo me tone ironizuese shfaq “kuriozitet” për veprimet e Metës tani që LSI doli forcë e “paparë”.

Do marrë sfurkun e do dalë maleve për liri apo do qëndrojë në presidencë? Kjo është dilema!

“Tash që LSI doli “forcë e parë dhe e paparë”, drejtuesi i saj faktik do të mbetet në Presidencë apo “do të marrë sfurkun e do dalë maleve për liri?”, shkruan Kalo në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Mjeku, në fund të postimin e tij ka shkruar edhe një shprehje në latinisht “O tempora o mores!!!...Vox populi vox dei!!”, që do të thotë “Zëri i njerëzve është zëri i zotit”.

Mjeku Kalo thumbon Metën: Tani që LSI doli forcë e

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion