Miratohet lista e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë Parlamentit për votim

Politikë

Miratohet lista e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i

Këtë të mërkurë u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimin e listës së anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme parlamentare.

Listat u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme parlamentare.

“Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës.

Çështja i kaloi për miratim seancës plenare së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të cilat u bënë me dije në mbledhjen e mëparshme”-thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion