Meta e quajti ‘Zegjine’, Kryemadhi i përgjigjet nga SPAK: E ka bërë fansi i garderobës sime

Politikë

Meta e quajti ‘Zegjine’, Kryemadhi i përgjigjet nga SPAK: E ka

Pasi u njoh me mbylljen e hetimeve nga SPAK, deputetja Monika Kryemadhi u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me një reagim të Ilir Metës, ku e krahasonte me deputeten e zgjedhur të PS, Zegjine Çaushi.

Sipas Kryemadhit, deklarata nuk ishte bërë nga Meta sepse ai nuk ka internet në burg, por nga Tedi Blushi.

“Nuk e di nëse Meta ka internet në burg, por transmetuesi i kësaj është fansi i garderobës time, nëpërmjet vjehrrit të vet, se ai e frymëzon, se ua njoh rracën të gjithëve për fat të mirë.

Mua më vjen keq për të gjithë këtë histori që ka ndodhur, këtë situatë, sigurisht kam përgjegjësitë e mia si nënë e fëmijëve të tij dhe bashkëshorte, nuk e shoh të arsyeshme t’i tregoj Metës marrëdhëniet e mia shoqërore”, u shpreh Kryemadhi.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion