Ndërkohë që rrjeti “zien” për ta Don Xhon publikon video me Loredanën, romancë apo shoqëri?!

Loredana Brati dhe Don Xhoni kanë ndezur sërish rrjetin me një video që po qarkullon me shpejtësi dhe ka nxitur dyshime të reja mbi marrëdhënien e tyre. Në pamjet e publikuara, ata shihen tejet të afërt teksa këndojnë së bashku këngën e re të Don Xhonit, “Ça tha”, duke krijuar aludime për një lidhje më të ngushtë.

Pak javë më parë, Loredana konfirmoi publikisht ndarjen nga Jozi, gjë që ka rindezur edhe më shumë thashethemet në rrjet për një kapërcim të mundshëm drejt Don Xhonit. Komentet në postimet e saj dhe të reperit kanë bërë që ndjekësit të dyshojnë për një lidhje më shumë se thjesht miqësore mes tyre.
Ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar, fansat janë aktivizuar dhe po ndjekin me vëmendje çdo shenjë që mund të konfirmojë apo mohojë këto dyshime.
A do jetë kjo një romancë e re apo thjesht një bashkëpunim miqësor? Koha do ta tregojë, por ndërkohë Loredana dhe Don Xhoni po mbeten në qendër të vëmendjes.


