Me diplomë 'Kristali'/ Kush është Maldrita Bardho, deputetja që doli nga rinumërimi dhe i mori mandatin Zegjine Çaushit

Politikë

Me diplomë 'Kristali'/ Kush është Maldrita Bardho,

Maldrita Bardho do të jetë deputete në parlamentin e ardhshëm në shtator, pasi u zuri vendin në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushit nga radhët e socialistëve.

Pas rinumërimit të votave nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve për kutitë e Fierit, Bardho i mori vendin Çaushit, pasi asaj iu shtuan vota ndërsa Zegjines iu ul numri i votave. Bardho është një profesioniste në farmacologji dhe biologji-kimi.

Ajo ka lindur më 14 mars 1984 në Fier dhe ka përfunduar studimet në Universitetin Kristal, ku mori Diplomën e Shkencave në Farmaci. Më parë, ka përfunduar edhe një Diplomë të Nivelit të Dytë në Biologji-Kimi nga Universiteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Në karrierën e saj profesionale, deputetja e re ka punuar si farmaciste dhe më pas si drejtuese teknike në një farmaci në Lushnjë, shkruan Panorama. Ajo ka edhe kualifikime në rolin e profesionistit të shëndetit, të marra nga organizata ASME.

Gjithashtu, Bardho është dhe koordinator e Gruas në Njësinë Administrative Bubullimë, duke organizuar takime sociale si dhe aktivitete të Partisë Socialiste. Nga shtatori ajo do të përfaqësojë socialistët e Fierit në Kuvendin e ri.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion