Mazhoranca synon t’i marrë PD 'Integrimin', delegacioni i BE: Anëtarësimi ka nevojë për konsensus ndërpartiak

Politikë

Mazhoranca synon t’i marrë PD 'Integrimin', delegacioni i

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për mediat lidhur me ristrukturimin e komisioneve parlamentare, reformë në kuadër të të cilit mazhoranca synon të shkrijë në një të vetëm Komisionin për Çështjet Europiane, që është drejtuar historikisht nga opozita, me atë të Politikës së Jashtme, duke i marrë kështu opozitës drejtimin e një prej komisioneve më të rëndësishëm që ajo ka drejtuar.

BE thekson rëndësinë kyçe që Parlamenti i Shqipërisë ka në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në avancimin e reformave të nevojshme për këtë qëllim.

“Parlamenti i Shqipërisë është një institucion kyç për çuarjen përpara të agjendës së reformave që lidhen me BE-në dhe konsolidimin e progresit të arritur deri tani në kontekstin e procesit të anëtarësimit.”-thotë delegacioni në reagim.

ME TE LEXUARAT