Mark Marku shpërthen në akuza: Kemi siguruar 4 mandate në Lezhë, pushteti lokal ka blerë të 5-in

Politikë

Mark Marku shpërthen në akuza: Kemi siguruar 4 mandate në

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të PD-së në Lezhë, Mark Marku, tha se ka prova që janë shpërndarë para nga bashkitë e drejtuara nga socialistët për shit-blerjen e votës.

Marku thekson se me gjithë luftën e pabarabartë PD e ka siguruar mandatin e katërt në Lezhë, ndërsa shtoi se është blerë mandati i pestë.

“I takon që ne praktikisht të kemi të garantuar mandatin e katërt. Është absolutisht i garantuar mandati i katërt. Në rang kombëtar ka një truk për të mashtruar opinionin publik. Mund ta konfirmoj edhe këtu, numërimet kanë nisur nga bastionet e humbura. Në Zadrimë ka pasur presion.

Në Laç e kanë nisur me qytetin. U them që ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote. Jam i bindur që ka qenë gjithë pushteti lokal në shit-blerjen e votës.

Paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive. Kemi bërë një luftë të pabarabartë por kemi fituar. Në gjithë Shqipërinë janë numëruar bastionet e PS-së. Ky është truku i fundit elektoral i Ramës. Jam i bindur që na është blerë mandati i pestë. Patjetër, kemi prova. I kemi filmuar. Kryetarët e bashkive kanë qenë shefat e blerjes së votës. Me gjithë paratë që janë hedhur, ne e kemi fituar mandatin e 4-ët dhe kemi 5000-6000 vota mbi mandat”, tha Mark Marku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion