Mandati i Xhaçkës, Çuçi: Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar i PS, Bledi Çuçi u pyet nga gazetarët për votimin kundër të kërkesës së opozitës në parlament për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Çuçi tha se është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk është e vërtetë që ne nuk respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendim i i Gjykatës Kushtetuese thotë se shfuqizohen vendimet e Kuvendit. Nuk shtrohet çështja nëse është zbatuar ose jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është zbatuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i gjykatës, aty shprehte qartë se çfarë përmban. Nuk përmban ndonjë detyrim. Sot kemi një vendim tjetër që propozoi këshilli për mandate dhe rregulloren e Kuvendit, që siç e dini votoi.”