Kapen 2 milionë euro kokainë në portin e Igumenicës

Aktualitet

Kapen 2 milionë euro kokainë në portin e Igumenicës

Policia tha se një sasi rekord kokaine me vlerë 2 milionë euro është kapur në portin e Igumenicës, në Greqinë fqinje.

Autoritetet në port zbuluan rreth 59.5 kg kokainë, të ndara në 54 pako, brenda një kamioni frigoriferik.

Kokaina u zbulua nga qeni i stërvitur Vlad, në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet më tej nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT