Goditet grupi kriminal në Spanjë, në kërkim 2 shqiptarë, autorë të 100 vjedhjeve

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Spanjë, në kërkim 2

Një grup kriminal është zbuluar nga autoritetet në Spanjë, që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, dhe grabitjen e banesave luksoze.

Mediat vendase shkruajnë se banda drejtohej nga dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik për shkak të hetimeve. Dy shqiptarët, tashmë të shpallur në kërkim mësohet se janë autorë të mbi 100 vjedhjeve me një vlerë prej më shumë se 2 milion euro.

Mësohet se dy prej anëtarëve të arrestuar të grupit janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa përcveç shqiptarëve në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë të iplikuar në këto veprimtari kriminale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Operacioni mbeti i hapur për të gjetur vendndodhjen e dy personave të tjerë, të cilët, sipas informacioneve të marra në regjistër, vepronin si bashkëpunëtorë nga provinca e Valencias, duke ofruar mbështetje nga banda, të cilës i siguruan shtëpi dhe automjete për qëndrim të përkohshëm në zonat ku vepronin”,- thonë autoritetet vendase.

Saakq në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar edhe dy gra të akuzuar si bashkëpunëtore. Në shtëpinë e tyre u sekuestruan kompjuterë, 6000 euro dhe dokumentacion për operacionin e grupit.

ME TE LEXUARAT