Lufta mes Iranit dhe Izraelit, Ministria e Jashtme në Tiranë del me mesazh për qytetarët
Lajmifundit
/
13 Prill 2024, 23:48
Politikë

NJOFTIM - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Facebook:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.
U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.
Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
???? +972 54-904-2813 dhe ????+972 54-480-6601


