"Lidhjet e Olsi Ramës me Xibrakën", gazetari: Basha kishte provat e TIMS nga 2018, pse s`i publikoi?!
Gazetari Osman Stafa i cili aktualisht percjell zhvillimet prane PD-se ne News24 ka publikuar nje koment ne profilin e tij ne Facebook, qe i referohet te dhenave te sistemit TIMS dhe qe kane lidhje me denoncimin e Gazmend Bardhit ndaj Olsi Rames.
Sipas Stafes, Lulzim Basha prej shume kohesh i ka pasur keto te dhena dhe nuk i ka publikuar per aresye qe nuk dihen, edhe pse mund te hamendesohen.
Statusti i Gazetarit:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pse Lulzim Basha nuk i bëri publike provat e TIMS-it që kishte prej 2018-ës?
Lulzim Basha i paska pasur provat e Timsit që dyshohet se implikojnë të vëllanë e Kryeministrit Rama, që në 2018-ën.
Dhe pyetja që kam pasur gjithë këto ditë ka qënë: Pse Lulzim Basha nuk publikoi këto prova që godasin penalisht të vëllanë e Ramës, Olsi Ramën dhe politikisht Edi Ramën?
Nuk i publikoi as në 2021-in, kur Basha kandidonte për Kryeministër. Duke i publikuar në atë kohë, do trazonte mjaft ujërat, duke i dhënë jo pak shqetësim kryeministrit.
Por ajo çfarë unë nuk i jap dot asnjë shpjegim, është si Basha pranoi të denohej nga Gjykata për shpifje, për akuzat politike që ngriti në 2018-ën!!!
Pra Basha tha në 2018-ën se përfshirja e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë vërtetohet nëpërmjet TIMS-it.
Rama e paditi për shpifje. Basha nuk i çoi kurrë këto prova përpara trupës gjykuese, për të vërtetuar deklaratat e tij. Pse Basha pranoi edhe të dënohet nga Gjykata, dhe nuk publikoi provat e TIMS-it?
Po e vë veten në vendin e Bashës, për të kuptuar pse unë s'do e bëja atë denoncim!!!
1. Do bëja pazar
2. Do isha frikacak
3. Rama do më kishte ndonjë dosje
4. S'doja ta dëmtoja Ramën
Se di nëse mund të ketë një arsye tjetër, por cilado qoftë, Basha me këtë akt humb totalisht besimin publik. Se di sesa denoncime të tjera mund të këtë, apo ka pasur, që si ka denoncuar!!!