Vijon numërimi i votave të kandidatëve/ Rama i preferuari i vlonjatëve, Balluku kryeson në Tiranë!

Politikë

Vijon numërimi i votave të kandidatëve/ Rama i preferuari i

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon në 11 qarqet e vendit tonë.

Deri tani nuk ka pasur asnjë konflikt ndërsa ka vijuar në qetësi numërimi i votave.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër

PD – Udhëheq Bardh Spahia me 3711vota, i ndjekur më pas nga Ledovik Hasani me 3451 vota.

PS – Udhëheq Benet Beci me 3701 vota, i ndjekur më pas nga Paulin Sterkaj me 2919 vota.

Lezhë

PD – Udhëheq Mark Marku me 3559 vota, i ndjekur nga Agron Gjekmarkaj me 1858 vota.

PS –Në këtë qark Lindita Nikolla dhe Gentian Malotaj janë me numër të njëjtë votash, 3251.

Kukës

Në këtë qark ka përfunduar numërimi i fletëve në 141 qendra votimi dhe rezulton se demokratët i udhëheq Flamur Hoxha me 9159 vota, i ndjekur nga Isuf Çelaj me 5257 vota.

Ndërsa socialistët i udhëheq Gerta Duraku me 5368 vota, e ndjekur më pas nga Petrit Malaj me 3666 vota.

Dibër

PD – Udhëheq Kreshnik Collaku me 4941 vota, i ndjekur nga Dhurata Tyli (Çupi) me 2649 vota.

PS – Udhëheq Aurora Mara me 8765 vota, e ndjekur nga Lavdrim Krrashi me 408 vota.

Durrës

Në këtë qark nuk ka nisur ende numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Tiranë

PD – Udhëheq Belind Këlliçi me 883 vota, i ndjekur më pas nga kreu i PD-së, Lulzim Basha me 279 vota

PS – Udhëheq Belinda Balluku me 2140 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 622 vota.

Elbasan

PD – Udhëheq Dashnor Sula me 5406 vota, i ndjekur nga Luçiano Boçi me 3270 vota.

PS – Udhëheq Saimir Hasalla me 6788 vota, i ndjekur nga Taulant Balla me 5441 vota.

Fier

PD – Udhëheq Agron Kapllanaj me 3347 vota, i ndjekur nga Saimir Korreshi me 1604 vota.

PS – Udhëheq Lindita Buxheli me 1747 vota, e ndjekur nga Erion Braçe me 1411 vota.

Berat

PD – Udhëheq Bujar Hoxhaj me 2697 vota dhe ndiqet nga Tomor Alizoti me 1669 vota.

PS – Udhëheq Blendi Klosi me 6418 vota dhe ndiqet nga Nasip Naço me 2588 vota.

Korçë

PD – Udhëheq Ervin Salianji me 4886 vota, i ndjekur nga Andrea Mano me 4590 vota.

PS – Udhëheq Niko Peleshi me 10235 vota, i ndjekur nga Olta Xhaçka me 3754 vota.

Vlorë

PD – Udhëheq Bujar Leskaj me 4787 vota, i ndjekur nga Fation Veizaj me 3460 vota.

PS – Udhëheq Edi Rama me 10660 vota, i ndjekur nga Pranvera Resulaj me 2728 vota.

Gjirokastër

PD – Udhëheq Myzafer Elezi me 1630 vota, i ndjekur nga Tritan Shehu me 1546 vota.

PS – Udhëheq Bledar Çuçi me 4947 vota, i ndjekur nga Laert Duraj me 3550 vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion