U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO

Aktualitet

U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO

Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka ankimuar masat e sigurisë të vendosura ndaj tij nga shkalla e parë.

Myzyri kundërshton vendimin që e pezulloi nga detyra dhe detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në organet e drejtësisë. Ai kërkon rrëzimin e këtyre masave dhe rikthimin e menjëhershëm në detyrë.

Çështja kundër tij ka të bëjë me hetime për dyshime abuzimi në procedurat e prokurimeve publike, ku po zhvillohen hetime intensive nga organet kompetente.

Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë në ditët në vazhdim ankimimin e Myzyrit dhe të marrë një vendim përfundimtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion